Sport

Befasi... Trajneri Abel Ferreira dhuron 100 shishe verë Alentejo, të personalizuara!

Trajneri portugez kishte edhe një mesazh për fansat e tij. "Ajo që mendova se do të ishin katër muaj u kthye në katër vjet. Nga veriu në jug, ndjeva dashurinë e familjes Palmeiras. Qamë së bashku, humbëm së bashku dhe mbi të gjitha fituam së bashku."

31 Tetor 2024, 12:30 Nga DOSJA

Befasi... Trajneri Abel Ferreira dhuron 100 shishe verë Alentejo, të

BRAZIL - Abel Ferreira festoi dje katër vjetorin në krye të Palmeiras, prandaj trajneri portugez u ka ofruar dhurata miqve dhe bashkëpunëtorëve në Brazil.

Tekniku lançoi një edicion të kufizuar prej 100 kutish vere të personalizuara, që do të shpërndaheshin midis 100 personave. Secila me një shishe "Reserva do Comendador 2018", një verë Alentejo e prodhuar nga Adega Mayor për nder të Rui Nabeiro.

Përveç shishes, kutia përmban një tekst të nënshkruar nga Abeli. “Në jetë, ashtu si në sport, fitorja lind nga krijimtaria, strategjia dhe pasioni. Kjo verë është një dolli për përsosmërinë, dashurinë dhe punën në grup”,- lexohet në të.

Befasi... Trajneri Abel Ferreira dhuron 100 shishe verë Alentejo, të

Nisma vjen nga dashuria e teknikut për enologjinë. Sipas shtypit brazilian, ai është një prani e rregullt në disa nga kantinat më prestigjioze në São Paulo.

Abel Ferreira në katër vitet e tij te Palmeiras, pasi edhe një mesazh për fansat e tij. "Ajo që mendova se do të ishin katër muaj u kthye në katër vjet. Nga veriu në jug, ndjeva dashurinë e familjes Palmeiras. Qamë së bashku, humbëm së bashku dhe mbi të gjitha fituam së bashku."

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll