Sport

Plani dështoi: Kompany nuk ‘vë bast’ për talentin, largimi është i pashmangshëm...

Objektivi ishte t'i jepeshin minuta të talentuarit Mathys tel, por ai nuk është në planet e trajnerit belg…

31 Tetor 2024, 12:00 Nga DOSJA

Plani dështoi: Kompany nuk ‘vë bast’ për talentin,

GJERMANI - Bayern Munich kishte një plan të hartuar për sulmuesin e ri 19-vjeçar Mathys Tel. Objektivi ishte që në sezonin e tretë të këtij lojtari në skuadrën kryesore, të vazhdonte maturimin e yllit të ri, duke i dhënë më shumë minuta dhe protagonizëm më të madh brenda klubit.

Mirëpo, ky plan i krijuar nga drejtuesit e klubit dështoi me ardhjen e belgut Vincent Kompany si trajner i bavarezëve. Ai nuk ka investuar për lojtarin dhe, për këtë arsye, Bayern po shqyrton një huazim kur tregu i transferimeve të rihapet në janar.

Sipas Sky Sports, Werder Bremen është i interesuari kryesor për mundësinë e huazimit të lojtarit të talentuar.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll