Sport

Kolo Muani është “ngopur” me Paris SG

Sulmuesi kërkon më shumë minuta dhe kërkon të largohet në janar

31 Tetor 2024, 11:00 Nga DOSJA

Kolo Muani është “ngopur” me Paris SG

FRANCE - Randal Kolo Muani është ‘ngopur’ duke qenë në Paris SG. Kështu e trajton në mënyrë shumë të drejtpërdrejtë shtypi francez situatën e lojtarit në skuadrën e drejtuar nga spanjoli Luis Enrique.

Sulmuesi ka pak minuta aktivizim dhe tashmë e ka kuptuar që nuk është i preferuari i trajnerit, ndaj për këtë arsye kërkon largimin në merkaton e radhës, për të gjetur një klub ku të shtojë më shumë minuta... dhe gola.

Kujtojmë se lojtari mbërriti në kryeqytetin francez në verën e vitit 2023, në këmbim të 90 milionë eurove, të cilat shkuan direkt në arkat e Eintracht Frankfurt.

Drejtuesit e Paris SG pranojnë se situata aktuale nuk është më e mira, duke marrë parasysh investimin e fuqishëm të bërë për nënshkrimin e lojtarit dhe po mendon për një shitje të tij qoftë edhe për rreth 50 milionë euro.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll