Sport

Roger Schmidt afër rikthimit në detyrë… emri i tij përmendet në zyrat Dortmundit

Për të pasuar Nuri Shahin, i cili është në shënjestër të shumë polemikave

31 Tetor 2024, 10:30 Nga DOSJA

Roger Schmidt afër rikthimit në detyrë… emri i tij

GJERMANI - Borussia Dortmund po kalon një moment delikat, ndodhet në vendin e 7-të në Bundesligë me 13 pikë pas 8 ndeshjeve dhe u eliminua nga Kupa e Gjermanisë në raundin e dytë...

Kjo ka bërë që trajneri Nuri Sahi kontestohet shumë. Sky Sport gjerman tregon se Roger Schmidt po projektohet për verdhezinjtë.

Sipas stacionit televiziv, emri i Roger Schmidt kishte qenë në tryezën e drejtorëve të Borussia Dortmund edhe në të kaluarën.

Më tej, Sky Sport gjithashtu thekson se ish-trajneri i Benfica-s ka jetuar mes Dyseldorfit dhe Mallorca-s dhe se nuk ka gjasa që ai të pranojë një projekt në mes të sezonit.  

Kujtojmë se Roger Schmidt ka mbetur pa klub që kur u shkarkua nga Benfica në gusht. Marrëveshja për zgjidhjen e kontratës ishte e dakortësuar…

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll