Sport

“Ringjallet” Laçi, mund Egnatian dhe e çon drejt ngërçit!

Pas atij fillimi mjaft të dobët të sezonit, Laçi ka ngritur menjëherë kokë me trajnerin italian dhe i është larguar fundit, por ende jo zonës së ftohtë.

30 Tetor 2024, 19:56 Nga DOSJA
“Ringjallet” Laçi, mund Egnatian dhe e çon drejt

LAC - Laçi i Morieros fut në krizë Egnatian, me kampionët në fuqi që nuk njohin fitore prej tri ndeshjesh. Në përplasjen e javës së 11-të të luajtur në Laç, kurbinasit triumfuan me rezultatin e pastër 2-0 me gola të Prodanit dhe William.

Pas atij fillimi mjaft të dobët të sezonit, Laçi ka ngritur menjëherë kokë me trajnerin italian dhe i është larguar fundit, por ende jo zonës së ftohtë.

Golin e parë vendësit e realizuan në minutën e 11-të me Prodanin, ndërsa golin e sigurisë e shënoi William më minutën e 54-t. Asgjë nuk ndryshoi gjatë pjesës së mbetur të lojës, me vendësit që festojnë në fund fitoren e dytë në kampionat, të dyja nën drejtimit e Moreiros.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll