Sport

VIDEO / Skandal në Lushnje, tifozët hedhin lëndë plasëse, në tokë tre futbollistë kuqeblu

30 Tetor 2024, 17:04 Nga DOSJA
VIDEO / Skandal në Lushnje, tifozët hedhin lëndë

LUSHNJE - Një skandal është regjistruar sërish në futbollin shqiptar. Klasikja mes Tiranës dhe Vllaznisë ka parë tre lojtarë të kuqebluve në tokë, pas një lënde plasëse nga tifozët e Tiranës.

Kuqeblutë po festonin golin e shënuar nga Gruda, për rezultatin 1-4. Ishte minuta e 66-të e takimit, teksa festimi vazhdonte.

Tre lojtarë të Vllaznisë u dëmtuan, ndërsa më pas ndeshja u ndërpre. Mala u shoqërua nga ambulanca, po ashtu dhe Qato pati probleme.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll