Sport

Shifrat e 'tmerrit' të Fonseca te Milani: krahasimi me vitin e kaluar, i pamëshirshëm…

Portugezi me 5 humbje nën drejtimin e tij është 11 pikë larg majës…

30 Tetor 2024, 14:30 Nga DOSJA

Shifrat e 'tmerrit' të Fonseca te Milani: krahasimi me vitin e

ITALI - Ai ka parë një Milan që po rritet dhe mbi të gjitha, beson se është ende në garë për Scudetton. Por shifrat e Paulo Fonseca me Milanin nuk janë aspak pozitive…

Pas 12 ndeshjeve mes Serie A dhe Champions League, kuqezinjtë kanë humbur tashmë pesë ndeshje, pothuajse gjysma e atyre të luajtura. Ajo që na bën të reflektojmë mbi të gjitha, është krahasimi me sezonin e kaluar, kur Pioli, pas 9 ditësh në kampionat, kishte sjellë 21 pikë mbresëlënëse, 7 më shumë se 14 pikët aktuale.

Për më tepër, vitin e kaluar vendi i parë e zënë nga Interi ishte vetëm 1 pikë larg, por tani është 11 pikë larg. Milani ka një ndeshje më pak, por për shumë Leao dhe shokët e tij tashmë janë jashtë luftës për Scudetto.

Pas humbjes në San Siro mbrëmjen e së martës, Fonseca duket se është ende i vendosur në stolin e Milanit. Megjithatë, sezonin e kaluar, Rudi Garcias iu desh më pak për të humbur drejtimin e Napolit. 

I nokautuar nga De Laurentiis pas 12 ditësh, trajneri francez kishte grumbulluar më shumë pikë se ish-lojtari i Lille në këtë pikë të sezonit. Saktësisht 17 (kundër 14 të Milanit), me vendin e parë tre pikë larg. Numrat në dorë, trajneri portugez është padyshim nën të gjitha pritjet: në Monza sezoni i kuqezinjve do të jetë tashmë në udhëkryq.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll