Sport

Skiatori shqiptar Deni Xhepa: “Nuk jam mirë, unë dhe Mati jemi rritur bashkë”...

“Situata të tilla ndonjëherë na sjellin ndërmend se sa e rrezikshme është ajo që bëjmë, por ndonjëherë pasioni dhe e përditshmja të bëjnë të harrohesh”.

30 Tetor 2024, 11:28 Nga DOSJA
Skiatori shqiptar Deni Xhepa: “Nuk jam mirë, unë dhe Mati jemi

ITALI - Ngjarja e një dite më pare, kur skiatorja italiane Matilde Lorenci humbi jetën duke u stërvitur, ka marrë vëmendjen e të gjithë botës sportive, jo vetëm të protagonistëve dhe aktorëve të këtij sporti.

Së bashku me 19-vjearen Lorenci është rritur dhe ka filluar këtë sport edhe skiatori shqiptar Deni Xhepa. I lindur, rritur dhe formuar profesionalisht në Itali, Xhepa tregon për Top Channel gjendjen e tij të rënduar, pas lajmit që shoqja e tij e fëmijërisë dhe kolegia e sportit të skive, Matilde Lorenzi humbi jetën gjatë stërvitjes në një zonë të alpeve italiane në Bolzano.

“Nuk jam aspak mirë, unë dhe Mati jemi rritur bashkë, jemi stërvitur bashkë dhe kemi kaluar shumë kohë me njëri-tjetrin. Ne ishim edhe në të njëjtën shkollë. Situata të tilla ndonjëherë na sjellin ndërmend se sa e rrezikshme është ajo që bëjmë, por ndonjëherë pasioni dhe e përditshmja të bëjnë të harrohesh. E kam shumë të vështirë të flas më tepër, jam i coptuar,”- u shpreh skiatori shqiptar Deni Xhepa.

Për këtë tragjedi të sportit italian ka reaguar i gjithë komuniteti sportiv dhe politik në Gadishullin Apenin, pasi Matilde Lorenci ishte pjesë e kombëtares italiane të skive, pjesë e klubit sportiv të Ministrisë së Mbrojtjes dhe një ndër talentet premtuese në këtë sport.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll