Sport

Liverpool nxjerr në shitje rezidencën e Klopp, familja Slot refuzoi të jetonte në të!...

Trajneri Arne Slot dhe familja e tij refuzoi të jetonte në vilën me shtatë dhoma gjumi, ku më parë ka jetuar tekniku gjerman

30 Tetor 2024, 10:30 Nga DOSJA

Liverpool nxjerr në shitje rezidencën e Klopp, familja Slot refuzoi

ANGLI - Klubi i Reds ka vendosur në shitje vilën e Jurgen Klopp për katër milionë funte (rreth $5 milion), pasi pasardhësi i tij, holandezi Arne Slot ka refuzuar mundësinë për të jetuar aty.

Sipas The Sun, Liverpool po kërkon një blerës për rezidencën e mëparshme të Klopp në Merseyside, e cila ka një vlerë prej rreth 4 milionë funte. Vila me shtatë dhoma gjumi iu ofrua Slot-it dhe gruas së tij, por ata kanë vendosur të mos e pranojnë atë, duke bërë që prona të dalë në treg.

Slot e ka nisur me vrull aventurën e tij për ta rikthyer Liverpool-in si pretendent për titull, dhe aktualisht renditet i dyti në Premier League, vetëm një pikë pas kampionëve Manchester City.

Ndërkohë që Slot mund të ketë ndër mend të kërkojë një rezidencë të re, Liverpool përballet me Brighton dy herë radhazi. Fillimisht në transfertë për ndeshjen e EFL Cup të mërkurën, përpara se të mirëpresin ekipin e Brighton në Anfield për ndeshjen në Premier League këtë fundjavë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll