Sport

Shoferi dhe truproja i presidentit të Besiktasit i thyen hundën një gazetari pas ndeshjes ndaj Galatasaray, agresori arrestohet...

Ministri i Drejtësisë së Turqisë urdhëroi hapjen e një hetimi

30 Tetor 2024, 08:30 Nga DOSJA

Shoferi dhe truproja i presidentit të Besiktasit i thyen hundën

TURQI - Shoferi dhe truproja e presidentit të Besiktasit kanë sulmuar një gazetar pas humbjes të së hënës ndaj Galatasarayt (2-1), duke përfunduar i arrestuar.

Sipas shtypit të turk, Sezgin Gulnar ka sulmuar gazetarin e ‘A Spor’, duke i shkaktuar lëndime në fytyrë dhe qafë. Emre Kaplan u dërgua me ambulancë në spital, ku analizat e kryera konfirmuan një thyerje të hundës.

"Trajneri i Besiktasit bëri një deklaratë dhe tha se donte të fliste me Emre Kaplan. Më pas shpërtheu një sherr, dikush e goditi me grusht në hundë gazetarin Emre. Miku ynë është rrugës për në spital", tha Cuneyt Sen, drejtor i gazetës Besiktas, në një program televiziv.

Zv.presidenti i Besiktasit, Huseyin Yucel, dënoi atë që ndodhi. “I uroj shërim sa më të shpejtë mikut tonë gazetar. Një incident si ky është i papranueshëm”,- tha zyrtari, duke sqaruar se ka qenë në sallën e shtypit kur ka ndodhur gjithçka dhe se ka njoftuar menjëherë presidentin e klubit, Hasan Arat për atë që ka ndodhur.

Ministri i Drejtësisë i Turqisë, Yilmaz Tunc, dënoi ashpër incidentin dhe paralajmëroi se ai kishte udhëzuar zyrën e prokurorit publik të Stambollit të hapte një hetim për atë që ndodhi. Ministri i Rinisë dhe Sporteve, Askin Bak, bëri apel për paqe. “Kudo që ka sport, nuk mund të ketë hapësirë ​​për dhunë”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll