Sport

As këngëtarja Olivia Rodrigo nuk i shpëtoi zemërimit të fansave të brazilianit Vinícius: “Nuk e meritoni atë Top të Artë”...

Pas Rodrigo de Paul, edhe këngëtarja amerikano-verior Olivia Rodrigo, u ‘sulmua’ nga tifozët…. ata 'u penalizuan’ nga mbiemri

30 Tetor 2024, 08:00 Nga DOSJA

As këngëtarja Olivia Rodrigo nuk i shpëtoi zemërimit të

SHBA - Mbajtja e emrit 'Rodrigo' është, në këto momente, një arsye për të qenë objektivi i tërbimit të tifozëve të Vinícius Jr., pavarësisht mbiemrit, apo lidhjes familjare me Rodrin, mesfushori spanjol që fitoi “Topin e Artë” të hënën bë Paris.

Kjo dukri e ngatërruar ishte parë tashmë me mesfushorin argjentinas Rodrigo de Paul, por e njëjta gjë ndodhi edhe me këngëtaren Olivia Rodrigo...

Pa asnjë lidhje (të njohur) me mesfushorin spanjol, këngëtarja amerikano-veriore u vu në shënjestër të tifozëve të brazilianit, me mesazhe të veçanta.

"Ti e vodhe Vinin", "Nuk e meriton atë Topin e Artë", apo "Si guxon ta vjedhësh Vinin?" ishin disa nga komentet e shkruara në publikimin më të fundit të këngëtares 21-vjeçare. E pazakontë. Të paktën…

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll