Sport

A mund të rikthehet Mancini sërish tek axurrët, ja si përgjigjet ai!

"Nuk i dihet kurrë në jetë. Është ende ekipi më i rëndësishëm në Itali. Kemi bërë gjëra të mrekullueshme, përveç rekordit 37 ndeshje pa humbje”.

29 Tetor 2024, 23:09 Nga DOSJA
A mund të rikthehet Mancini sërish tek axurrët, ja si

ITALI - Pas largimit të tij nga drejtimi i kombëtares së Arabisë Saudite, Roberto Mancini komenton zërat për shumën e majme që do të përfitojë nga prishja e parakohshme e kontratës. Mancini, megjithatë, kontaktuar nga korrespondenti i 'Striscia la Notizia' për dorëzimin e Tapirit të Artë, e mohoi kategorikisht se bëhet fjalë për shumat që janë përmendur (deri 50 milionë euro).

"Më vjen keq. Muajt ​​e fundit kemi bërë një punë të mirë. Megjithatë, ndonjëherë rezultatet nuk vijnë dhe ka pasur pakënaqësi nga të dyja palët", nënvizoi Mancini. Ndërsa në pagesën e pretenduar të largimit, ai deklaroi: "Të gjitha janë gënjeshtra".

Më pas, çuditërisht, Mancini nuk përjashtoi një rikthim të bujshëm në stolin e kombëtares së Italinë: "Nuk i dihet kurrë në jetë. Është ende ekipi më i rëndësishëm në Itali. Kemi bërë gjëra të mrekullueshme, përveç rekordit 37 ndeshje pa humbje”.

Me mbërritjen në gusht 2023, Mancini drejtoi kombëtaren saudite për 14 muaj, duke grumbulluar vetëm 9 fitore në 21 ndeshje zyrtare.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll