Sport

VIDEO / Napoli mund Milanin në shtëpi, vendos Lukaku dhe Kvaraskhelia!

Napoli shkon në kuotën e 25 pikëve, me tetë fitore, një barazim dhe një humbje, ndërsa Milani, me 14 pikë, rrezikon të humbasë edhe vendin e nëntë.

29 Tetor 2024, 23:03 Nga DOSJA
VIDEO / Napoli mund Milanin në shtëpi, vendos Lukaku dhe Kvaraskhelia!

ITALI - As Milani nuk mundi t’i bënte ballë Napolit të Antonio Contes. Në ndeshjen më të rëndësishme të javës së 10-të të zhvilluar në “San Siro”, kuqezinjtë u mposhtën 0-2, falë golave të Lukakut dhe Kvaraskhelias në pjesën e parë. Me këtë sukses, Napoli shkon në kuotën e 25 pikëve, me tetë fitore, një barazim dhe një humbje, ndërsa Milani, me 14 pikë, rrezikon të humbasë edhe vendin e nëntë.  

Zhbllokohet shumë shpejt takimin mes Milanit dhe Napolit në “San Siro”. Pa u mbushur minuta e pestë, një shpërendrim i mbrojtjes apo gabim në rreshtim i jep mundësi Lukakut të mposhtë portierin Maignan.

Tjetër gol nga Napoli në fundin e pjesës së parë: Khvicha Kvaratskhelia bën një veprim të zgjuar duke u futur nga e majta drejt qendrës, për t’i krijuar vetëm mundësinë për të goditur portën e mbrojtur nga Maignan, me topin që përfundon në rrjetë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll