Sport

Zbulohet emri i ri i trajneri të Manchester United!

Pas largimit të trajnerit holandez, Man. United lëvizi shpejt dhe me vendosmëri drejt objektivit kryesor. Klubi anglez do t’i paguajë 10 milionë euro Sportingut për prishjen e kontratës me këtë trajner.

29 Tetor 2024, 21:42 Nga DOSJA
Zbulohet emri i ri i trajneri të Manchester United!

ANGLI - Manchester United ka zgjedhur tashmë pasuesin e Erik ten Hag: është çështje orësh emërimi i Ruben Amorim si trajner i ri i “Djajve të Kuq”. Pas largimit të trajnerit holandez, Man. United lëvizi shpejt dhe me vendosmëri drejt objektivit kryesor. Klubi anglez do t’i paguajë 10 milionë euro Sportingut për prishjen e kontratës me këtë trajner.

Amorim tashmë u ka thënë po “Djajve të Kuq” dhe vetëm pret të lirohet nga Sportingu. Nuk ka mbetur shumë kohë për të paguar klauzolën dhe më pas do të vijë koha për zyrtarizimin e lëvizjes.

Një e dhënë tashmë kishte ardhur nga Portugalia dhe pikërisht nga emri i João Pereiras, i konsideruar si një alternativë serioze për Amorimi te Sportigu. Trajneri aktual i ekipit të dytë është kandidati më i fortë për të marrë detyrën e trajnerit të ekipit kryesor.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll