Numri 1 i Ligës spanjole sulmon Realin: “Tregoi mungesë elegance…”
SPANJE - Çmimi i Topit të Artë, që iu dha Rodrit, ka zhgëynjer tej mase Realin e Madridit, i bindur se fituesi duhet të ishte nj...
Kemi disa mungesa dhe probleme, por jam me mendimin se skuadra ka 18-20 lojtarë, ata që luajnë më pak kanë këto momente shansin për të treguar veten dhe për të bërë më të mirë për skuadrën.
TIRANE - Asnjë trajner i Tiranës nuk do të dëshironte që derbin e Shqipërisë, me Vllazninë, ta luante jashtë kryeqytetit. Bledi Shkëmbi, trajneri i bardhebluve, thotë se nuk është normale që ky takim shumë i rëndësishëm është zhvendosur në Lushnjë.
“Shqetësues shumë, por më shumë duket qesharake. Ndeshja më e rëndësishme nuk është normale të luhet në fushë si e Lushnjës, sepse qyteti dhe klubi meriton respekt, por ne duke luajtur ndeshje miqësore para disa muajsh e kemi parasysh si janë kushtet e fushës.
E kam thënë dhe javë të tjera që unë dhe lojtarët kemi për detyrë të luajmë futboll ku na çojnë, pas ndeshjes duhet të bëjmë analizat. Na vjen keq sepse kemi pasur tri ndeshje brenda dhe asnjë nuk kemi luajtur në fushën tonë.
Çdo javë jemi me çantën për të gjetur stadiumin, nuk është justifikim po nuk është normale që një ditë para marrim vesh ku do të luajmë. Kërkuam të luajmë dhe në Shkodër duke mos pasur kompleks se do luajmë tjetër ndeshje jashtë, por duke pasur parasysh fushën.”
Gjendja e Tiranës: “Kemi disa mungesa dhe probleme, por jam me mendimin se skuadra ka 18-20 lojtarë, ata që luajnë më pak kanë këto momente shansin për të treguar veten dhe për të bërë më të mirë për skuadrën.
Nuk mendoj se është repart i veçantë sulmi apo mbrojtja për të zgjidhur ndeshjen, ne duhet të jemi shumë më të përqendruar pasi duket se dhe fatin në momente të veçanta nuk e kemi në favorin tonë.
Kjo nuk duhet të jetë justifikim, duhet të bëjmë shumë më shumë sa kemi bërë për 3 pikë. Kur nuk fiton duket sikur nuk bën diçka mirë ose mjaftueshëm për të marrë 3 pikët dhe këtë duhet të bëjmë.”
B.T (Dosja.al)
SPANJE - Çmimi i Topit të Artë, që iu dha Rodrit, ka zhgëynjer tej mase Realin e Madridit, i bindur se fituesi duhet të ishte nj...
ANGLI - Pep Guardiola komentoi këtë të martë shkarkimin e Erik ten Hag nga rivalët e United, duke vënë në dukje se tra...
SPANJE - Mungesa e delegacionit të Real Madridit në galanë e “Topit të Artë” vazhdon të jetë një nga temat...
ANGLI - Erik ten Hag u kthye dje në Holandë, me një avion privat dhe me shumë miliona në xhep. Sipas shtypit anglez, trajneri do t&eu...
ANGLI - Rúben Amorim është vetëm një hap larg emërimit si trajneri i ardhshëm i Manchester United. Sipas Record, &l...
SPANJE - Ish-shok skuadre, Juanfran Torres, ish-futbollist i Atlético Madrid, u ka dhënë një mesazh atyre që duket se jan...
FRANCE - Pas një nate si kjo e hënë në Paris, ku Rodri fitoi çmimin e “Topit të Artë” n&e...
SPANJE - FC Barcelona ishte një nga protagonistët e mëdhenj të gala-së së “Topit të Artë”, ...
ANGLI - Pep Guardiola ishte në një konferencë për shtyp para duelit që do të përballet skuadra e tij këtë të...
EL SALVADOR - Pasi kanë kaluar mjaftueshëm orë për të analizuar votat që u hodhën në këtë edicion t&eum...