Sport

Guardiola për Erik ten Hag: “Profesioni i trajnerit është i vetmi në botë, ku njerëzit mezi presin që ju të pushoheni nga puna”

Trajneri i ‘Qytetarëve’ shpreh keqardhje për largimin e holandezit nga komanda teknike e Manchester United

29 Tetor 2024, 18:07 Nga DOSJA

Guardiola për Erik ten Hag: “Profesioni i trajnerit është i

ANGLI - Pep Guardiola komentoi këtë të martë shkarkimin e Erik ten Hag nga rivalët e United, duke vënë në dukje se trajnerët janë subjekt i shqyrtimit të rezultateve.

"Më vjen keq që shoh trajnerët të humbasin punën e tyre. Më vjen keq për të, ne kemi një marrëdhënie të pabesueshme.

Ai përfaqësoi Manchester United në nivelin më të lartë në aspektin e sjelljes," shpjegoi Guardiola në konferencën për shtyp, duke folur për ndeshjen e nesërme të Cityt kundër Tottenhamit, për Kupën e Ligës angleze.

"Profesioni i trajnerit është i vetmi në botë, ku njerëzit presin që ju të pushoheni nga puna, ose të mos keni një punë. Nuk e shoh këtë sjellje në rastin e arkitektëve, mjekëve apo mësuesve.

Gjithsesi uroj që ai dhe unë, të jemi mirë për familjen tona, të gjithë e dinë se puna e trajnerit varet nga rezultatet”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll