Sport

Xhekpot… Erik ten Hag do të fusi miliona në xhep, pasi u shkarkuar nga Man.United

Trajneri holandez tashmë është larguar nga Anglia dhe është nisur për në Amsterdam me një avion privat

29 Tetor 2024, 17:31 Nga DOSJA

Xhekpot… Erik ten Hag do të fusi miliona në xhep, pasi u

ANGLI - Erik ten Hag u kthye dje në Holandë, me një avion privat dhe me shumë miliona në xhep. Sipas shtypit anglez, trajneri do të ketë marrë 15 milionë paund (rreth 18 milionë euro) dëmshpërblim pas shkarkimit nga Manchester United.

Trajneri 54-vjeçar kishte kontratë deri në vitin 2026, me një pagë rreth 7.8 milionë euro në vit.

Ten Hag kaloi dy vjet e gjysmë në krye të “Djajve të Kuq” dhe ishte trajneri i pestë që drejtoi skuadrën, pas largimit të Sir Alex Ferguson në 2013.

Mos harroni, portugezi Rúben Amorim, me gjasa, është emri në linjë për të pasuar Ten Hag në krye të pankinës së Manchester United.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll