Sport

Record News: Man.United kërkon Rúben Amorim në Old Trafford, këtë fundjavë!

Trajneri i Sporting duket se është një hap larg marrjes së komandës së “Djajve të Kuq”

29 Tetor 2024, 17:19 Nga DOSJA

Record News: Man.United kërkon Rúben Amorim në Old Trafford,

ANGLI - Rúben Amorim është vetëm një hap larg emërimit si trajneri i ardhshëm i Manchester United.

Sipas Record, “Djajtë e Kuq” duan që trajneri i Sportingut të jetë në Angli gjatë fundjavës për të marrë komandën e skuadrës në ndeshjen e radhës në Premier League, të planifikuar për të dielën, në Old Trafford, kundër Chelseat. Amorim, për më tepër, mund të udhëtojë edhe nesër.

Siç shkruan gazeta portugeze në edicionin e kësaj të marte, negociatat mes “Djajve të Kuq”, trajnerit Ruben Amorim, presidentit Raul Costa dhe SAD të drejtuar nga Frederico Varandas, janë shumë të avancuara.

Në mënyrë të tillë, sa që emri i João Pereira tashmë po konsiderohet seriozisht si një alternativë. Trajneri aktual i ekipit B është kandidati më i fortë për të marrë stolin e ekipit të Sportingut.

Një hipotezë tjetër për t’u ulur në krye të pankinës kryeqytetase mund të jetë edhe Carlos Fernandes, që aktualisht është ndihmës i Rubenit.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll