Sport

VIDEO/ Guardiola: “Topin e Artë" që ka fituar Rodri, e ka merituar futbolli spanjol”

Trajneri i Manchester Cityt, i cili luan kundër Tottenham në Kupën Carabao, tha se ishte 'i kënaqur' që lojtari i tij është i pari që e bën këtë për ekipin e tij.

29 Tetor 2024, 15:40 Nga DOSJA

VIDEO/ Guardiola: “Topin e Artë" që ka fituar Rodri, e ka

ANGLI - Pep Guardiola ishte në një konferencë për shtyp para duelit që do të përballet skuadra e tij këtë të mërkurë, më 30 tetor, kundër Tottenhamit në Carabao Cup. Megjithatë, pak ose praktikisht asgjë nuk është thënë për ndeshjen, para një lajmi kaq të këndshëm në tavolinë për Cityn, ku Rodrigo Hernández u nderua me “Topin e Artë” 2024. 

"Vite më parë nuk do ta kishim imagjinuar që një lojtar i yni do të mund të merrte këtë çmim prestigjioz. Jemi të kënaqur që jemi pjesë e tij, ta ndajmë me Rodrin",- nisi në prezantimin e tij trajneri Guardiola, jo pa theksuar shpresën se ky çmim do të jepini atij më shumë forcë dhe energji për t'u rikuperuar për sezonin e ardhshëm. 

Pa dyshuar për asnjë moment për meritat e lojtarit të tij, Guardiola, i cili nuk mori pjesë në gala, nënvlerësoi praninë e tij, si dhe të Erling Haaland, i cili nuk ishte në mesin e të ftuarve, pavarësisht se ishte një nga kandidatët. 

"Ata duan të shkojnë, kjo është e mirë. Ata duan të urojnë, kjo është e mirë. Njerëzit janë të lirë të shkojnë, ose të mos shkojnë. Nëse ka një votë, atëherë duhet ta pranosh rezultatin. Nganjëherë më pëlqen, ndonjëherë jo, kjo nuk ka rëndësi. Nesër ka një lojë tjetër", tha Pep Guardiola, i cili krahasoi atë që Vinicius përjetoi në këtë edicion me atë që ndodhi me Haaland vitin e kaluar. 

"A duhet ta kishte fituar Erling “Topin e Artë” vitin e kaluar? Po. A duhej ta fitonte Leo  Messi? Po. A duhej ta fitonte Vinicius? Ndoshta. Por kështu ndodhi. Xavi dhe Iniesta gjithashtu e meritonin, por ata ishin në epokën e Cristiano Ronaldo, i cili ishte një përbindësh dhe babai i përbindëshit ishte Leo Messi”,- kujton trajneri nga Santpedor. 

"Nëse Vinicius do ta kishte fituar Topin e Artë, do të kishte qenë më se e merituar. Ashtu si sezoni i kaluar me Erling Haaland. Dhe ai nuk fitoi. Dhe ai ishte atje, ai ishte i lumtur, dhe ai uroi Leon (Messin). Epo, le të përpiqemi ta bëjmë sezonin e ardhshëm nëse mund të jemi përsëri atje", përfundoi ai. Guardiola gjithashtu pati kohë të bënte disa komente me një ton humori: "Pa mua ai nuk do ta kishte fituar, po, me siguri”, tha ai me një gjest ironik.

Nga këtu, ajo që Pep Guardiola e pranoi, është se ajo që Rodri ka arritur diçka që e meritonte futbolli spanjol: "Futbolli spanjol në dekadën e fundit bëri gjëra të jashtëzakonshme, me trajnerë të ndryshëm kombëtarë, me lojtarë të jashtëzakonshëm në të kaluarën", duke fituar Kupën e Botës, Eurokupën, por ata kurrë nuk mundën ta fitonin Topin e Artë”, tha Guardiola, i cili foli edhe për kolegët e tij profesionistë, Carlo Ancelotti, të cilin e uroi që u shpall trajneri më i mirë gjatë galasë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll