Sport

"Spanja e fitoi Europianin me mashtrim!"… Ja arsyet e gazetarit salvadoran, për votimin e tij të çuditshëm të “Topit të Artë”

Bruno Porzio, gazetari nga El Grafico, e vendosi Rodrin në vendin e shtatë dhe Vinicius nuk e futi as në “Top 10”.

29 Tetor 2024, 15:12 Nga DOSJA

"Spanja e fitoi Europianin me mashtrim!"… Ja arsyet e gazetarit

EL SALVADOR - Pasi kanë kaluar mjaftueshëm orë për të analizuar votat që u hodhën në këtë edicion të “Topit të Artë” që kurorëzoi fitues mesfushorin spanjol Rodrigo Hernández, nisin të dalin disa renditje nga gazetarët që janë të habitshme...

Një nga votat që do të krijojë më shumë polemika është ajo e gazetarit salvadoran të El Grafico, Bruno Porzio, dhe jo sepse vendosi Jude Bellingham në vendin e parë, por për shkak të pikëve të dhëna për Rodri apo Vinicius. 

"Jude Bellingham mbërriti në Real Madrid në moshën 20 vjeç, për të veshur një fanelë shumë të rëndësishme. Në atë moshë ai u vendos në një pozicion qendror në fushë dhe shënoi një numër të madh golash dhe asistimesh. Ai e çoi Anglinë në finalen e Euros dhe për “mua ishte lojtari më i mirë i vitit të kaluar sipas datave të përcaktuara nga revista”,- shpjegoi gazetari. 

Bruno Porzio e vendosi Rodri Hernándezin në vendin e shtatë në renditjen e tij të “Topit të Artë” dhe arsyet e tij do të krijojnë shumë polemika në Spanjë: “Ai është një lojtar që nuk mundi të shkonte larg në Champions League, ai u eliminua shumë herët. Një lojtar vendimtar nuk eliminohet shumë herët.

Spanja e fitoi Kampionatin Evropian me mashtrim, për shkak të pa ndëshkueshmërisë të lojës me dorë të Cucurellas. Nuk e konsideroj të vlefshme fitoren e Eurokupës së Spanjës për 5 ndeshje e gjysmë, nuk mund t'i jap atij “Topin e Artë”.

Është gjithashtu befasuese që ky gazetar salvadoran nuk e ka përfshirë Vinicius Júnior as në “Top 10”, pavarësisht se ishte një figurë e domosdoshme në titujt e La Ligës dhe Champions League sezonin e kaluar. "Unë nuk e konsideroj Vinicius Júnior një lojtar vendimtar për sa i përket lojës. 

Ai ishte në gjendje të shënonte gola të rëndësishëm, të bënte lojëra të rëndësishme, por lëvizja e tij në fushën e lojës është në një zonë mjaft të vogël. Ai nuk kontribuon në faza të mbrojtjes, ndaj mendoj se nuk është një lojtar i kompletuar dhe nuk është në mesin e 10 lojtarëve më të mirë të Europës”, ​​pranoi ai, për të cilën donte të shtonte: “Nuk do ta vendosja në vendin e shtatë ose vendin e tetë”.

Ja votimi 'Top 10' i Bruno Porzios për këtë “Top të Artë” 2024

1- Jude Bellingham

2- Erling Haaland

3- Toni Kroos

4- Lautaro Martinez

5- Dani Olmo

6- Hakan Calhanoglu

7- Rodri

8- Florian Wirtz

9- Phil Foden

10 - Rúben Dias

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll