Sport

Hansi Flick i mbetën sytë te La Masia…

Trajneri po vëzhgon nga afër 18-vjeçarin Noah Darvich: ai mund të promovohet në ekipin e parë

29 Tetor 2024, 12:00 Nga DOSJA

Hansi Flick i mbetën sytë te La Masia…

SPANJE - Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, vëzhgon me shumë interes punën e rinisë së klubit katalanas dhe javën e kaluar shkoi për të parë ndeshjen kundër Barakaldo, e cila përfundoi 2-2.

Në këtë u dallua perla gjerman Noah Darvich, një lojtar i mbërritur në verën e vitit 2023 nga Freiburg për 2.5 milionë euro.

Kjo është raportuar nga Bild, duke shpjeguar se lojtari i lindur në vitin 2006 mund të promovohet së shpejti në ekipin e parë të Barcelonës.

Për shkak të problemeve ekonomike që ende e prekin klubin, ata janë duke ndjekur me kujdes hapat e të rinjve të tjerë blaugranës, ku janë zbuluar talente si Lamin Yamal apo Pau Cubarsi.

"Është e pabesueshme se sa fantastikë janë lojtarët që stërviten në La Masia dhe çfarë mundësish kanë, - shpjegoi Filck. - Ekipi ynë tashmë ka shumë lojtarë që vijnë nga sektori i të rinjve."

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll