Sport

Eksperiencë e re jashtë vendit për Pirlon? Trajneri italian në negociata me Rangers…

Në skuadrën skoceze bën pjesë mesfushori i Kombëtares kuqezi, Nedim Bajrami…

29 Tetor 2024, 10:00 Nga DOSJA

Eksperiencë e re jashtë vendit për Pirlon? Trajneri italian

ITALI - Pas shkarkimit të tij nga Sampdoria në fillim të sezonit, Andrea Pirlo mund të ketë një përvojë të re jashtë vendit, pas asaj në Turqi në krye të Fatih Karagumruk. Sipas Mundo Deportivo, trajneri italian është kontaktuar nga Glasgow Ranges për të zëvendësuar Philippe Clement.

Rangers aktualisht është i treti në tabelë me gjashtë pikë më pak se dyshja kryesore e formuar nga Celtic dhe Aberdeen dhe për këtë arsye po mendojnë për një ndryshim të trajnerit për t'i tronditur gjërat dhe për të plotësuar deficitin e grumbulluar në këto nëntë ndeshjet e para të vitit.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Rangers Football Club (@rangersfc)

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll