Sport

“Topi i Artë”/ Camavinga për Vinicius: "Je më i miri në botë, ti nuk keni nevojë për të"

Real Madridi bojkotoi ceremoninë e ndarjes së çmimeve duke mos marrë pjesë edhe pse kishte fituar dy çmime: si ekipi më i mirë i meshkujve dhe trajneri më i mirë i meshkujve me Carlo Ancelottin.

29 Tetor 2024, 09:30 Nga DOSJA

“Topi i Artë”/ Camavinga për Vinicius: "Je më i

SPANJE - "Nuk të duhet. Vëllai im, ti je lojtari më i mirë në botë dhe asnjë çmim nuk mund të thotë ndryshe".

Kështu ka shkruar mesfushori i Real Madridit, Eduardo Camavinga në kanalet e tij sociale, Instagram i pari dhe X i dyti, duke shprehur solidaritet dhe afërsi me shokun e tij të skuadrës Vinicius Jr, pas dështimit për të fituar “Topin e Artë”.

Lajmi, i cili doli pasdite e djeshme, bëri shumë bujë në shtëpinë iberike, aq sa klubi vendosi të bojkotojë ceremoninë e ndarjes së çmimeve duke mos marrë pjesë edhe pse kishte fituar dy çmime: si ekipi më i mirë i meshkujve dhe trajneri më i mirë i meshkujve me Carlo Ancelottin.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll