Sport

Kroos kundër “Topit të Artë”: "Unë nuk besoj te çmimet individuale në futboll"

Ish-lojtari i Real Madridit mendon se këto çmime mund të jepen vetëm në sporte individuale

29 Tetor 2024, 09:00 Nga DOSJA

Kroos kundër “Topit të Artë”: "Unë nuk

SPANJE - Ish-mesfushori gjerman Toni Kroos ka folur për fitoren e mundshme të “Topit të Artë” nga spanjoli Rodri, i cili do të mposhtte madrilenin Vinicius Jr, duke ndezur polemika në Spanjë, dhe jo vetëm, aq sa Real Madridi bojkotoi ceremoninë që u zhvillua në Paris.

“Rodri padyshim që do ta fitojë, por nuk mendoj se këto çmime janë aq të rëndësishme, - shpjegon gjermani. - Unë besoj në zemrën time, që çmimet individuale në futboll nuk kanë asnjë kuptim. Ato mund të jepen në tenis, por jo në këtë sport”.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Ballon d’Or (@ballondorofficial)

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll