Sport

“Topi i Artë”/ Carlo Ancelotti, trajneri më i mirë dhe mesazhi i tij polemizues…

Trajneri italian u shpërblye mes të gjithë kolegëve të tij. Askush nga Real Madrid nuk ishte i pranishëm në ceremoni në shenjë proteste

29 Tetor 2024, 07:30 Nga DOSJA

“Topi i Artë”/ Carlo Ancelotti, trajneri më i mirë

FRANCE - Gjatë ceremonisë për ndarjen e “Topit të Artë”, Carlo Ancelotti u vlerësua si trajneri më i mirë i vitit, duke mposhtur në vota kolegët e shquar si Guardiola, De la Fuente, Scaloni dhe trajnerin e Atalantës, Gian Piero Gaperini.

Megjithatë, trajneri nga Reggiolo nuk ishte i pranishëm në festën e organizuar nga France Football, dhe si të gjithë anëtarët e Real Madridit, dhe nuk e mori çmimin personalisht. Arsyeja? Protesta dramatike e klubit, e cila vendosi të braktisë ngjarjen për shkak të dështimit të Vinicius për të fituar çmimin.

Përveç dy kampionëve të futbollit spanjol që ishin kandidatë për fitoren përfundimtare, Vinicius dhe Bellingham, as Florentino Perez dhe Carlo Ancelotti nuk u larguan nga Spanja, pasi morën vesh për humbjen therëse.

Rodri po merr trashëgiminë e Lionel Messit dhe në sezonin e fundit mund të mburret me sukses në kampionatin evropian me Spanjën dhe në Premier League, Botërorin për Klube dhe Superkupën e Evropës me Manchester Cityn. 

Tweet-i polemik i Ancelottit: "Falenderoj të gjithë, veçantari Carvajal dhe Vinicius"

Mesazhi i Carlo Ancelottit në rrjetet sociale pas fitimit të çmimit si trajneri më i mirë i vitit nuk kaloi pa u vënë re. Në mungesë të ceremonisë, me bojkotin e të gjithë Real Madridit për shkak të dështimit të Vinicius për të fituar “Topin e Artë”, trajneri italian ka postuar këtë mesazh: “Dua të falënderoj familjen time, presidentin tim, klubin tim, lojtarët e mi dhe veçanërisht Vinicius dhe Carvajal”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll