Sport

Rodri është fituesi i "Topit të Artë" për edicionin e 68-të të këtij trofeu!

Ai mori trashëgiminë e Lionel Messit, duke fituar edhe Topin e Artë pas Kampionatit Evropian me Spanjën dhe Premier Ligës, Kupës së Botës për Klube dhe Superkupës së Evropës me Manchester City-n.

28 Tetor 2024, 22:42 Nga DOSJA
Rodri është fituesi i "Topit të Artë" për

PARIS - Mesfushori spanjol i Manchester Cityt, Rodri është fituesi i "Topit të Artë" të këtij edicioni për vitin 2024. Ai mori trashëgiminë e Lionel Messit, duke fituar edhe "Topin e Artë" pas Kampionatit Evropian me Spanjën dhe Premier Ligës, Kupës së Botës për Klube dhe Superkupës së Evropës me Manchester City-n.

Gjithmonë fituesi i këtij trofeu ka prodhuar polemika dhe diskutime, por asnjëherë më pare nuk kishte ndodhur që një skuadër e tërë me disa kandidatura si Reali i Madridit të bojkotonte ceremoninë në solidaritet të brazilianit Vinicius Junior që prej kohësh përflitej si kandidati kryesor.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll