Sport

Ja si ka votuar Shqipëria për fituesit e trofeve të "Topit të Artë"!

Vota e Shqipërisë është zbuluar dhe gazetari i njohur sportiv, Besnik Dizdari, i cili ka pasur të drejtën e votës këtë vit në trofeun prestigjioz të dhënë nga France Football, në vendin e parë ka nxjerrë mesfushorin spanjoll të Manchester City, Rodri.

28 Tetor 2024, 22:36 Nga DOSJA
Ja si ka votuar Shqipëria për fituesit e trofeve të "Topit

PARIS - "Topi i Artë" ende nuk është vendosur se ku do të shkojë, por vota e Shqipërisë është zbuluar dhe gazetari i njohur sportiv, Besnik Dizdari, i cili ka pasur të drejtën e votës këtë vit në trofeun prestigjioz të dhënë nga France Football, në vendin e parë ka nxjerrë mesfushorin spanjol të Manchester City, Rodri.

Me një skemë ku duhet të votonin 10 futbollistët më të mirë nga lista me 30 lojtarë, Dizdari ka nxjerrë pikërisht Rodrin si më të vlerësuarin. Teksa, një pretendent kryesor si Vinicius Junior, ai e ka radhitur të tetin.

Në vend të dytë, Dizdari ka votuar Lamine Yamal, ndjekur nga Carvajal, Bellingham, Rudiger, Haaland, Lautaro Martinez. Ndërsa, në vendin e nëntë dhe të dhjetë, ka radhitur Kylian Mbappe dhe Granit Xhakën.

Sa i takon portierëve, për trofeun Yashin, Dizdari ka votuar që atë ta fitojë spanjolli Unai Simon, ndjekur nga Lunin dhe më pas Emiliano Martinez.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll