Sport

Organizatorët e "Topit të Artë", homazhe legjendës gjermane Beckenbauer!

Heidi, bashkëshortj e Beckenbauer shtoi:"Ai ishte një njeri unik, i veçantë, me një zemër të madhe. Shpresoj që fansat ta kujtojnë gjithmonë me dashuri."

28 Tetor 2024, 21:40 Nga DOSJA
Organizatorët e "Topit të Artë", homazhe legjendës

PARIS - Nderim i jashtëzakonshëm dhe emocionues për Franz Beckenbauer, legjendë e futbollit gjerman, i ndarë nga jetë muaj më parë. Në skenë u ngjitën Karl-Heinz Rumenigge dhe djali i Beckenbauer.

"Kaiser ishte një nga lojtarët më të mirë në botë, por jashtë fushës ai ishte gjithashtu një person i mrekullueshëm. Ai ishte një shembull që ne të gjithë duhet ta ndjekim. Ai ishte shoku im i skuadrës, trajneri im, presidenti im... Ndarja e jetës me të për 50 vjet ka qenë shumë e veçantë. Ai ishte një shembull popullor, të gjithë mund të mësojmë prej tij në trajtimin e njerëzve,” deklaroi Rumenigge.

Heidi, bashkëshortja e Beckenbauer shtoi:"Ai ishte një njeri unik, i veçantë, me një zemër të madhe. Shpresoj që fansat ta kujtojnë gjithmonë me dashuri."

Joël, djali i Bekenbauerit, mes emocionesh, shtoi: "Ai ishte një njeri me shumë vlera. Në shtëpi ai nuk ishte Kaiser, ai ishte një baba dhe ishte babai më i mirë në botë."

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll