Sport

VIDEO / Presidenti Duka mirëpret mbledhjen e UEFA-s në Tiranë!

“Jam i nderuar të qëndroj para jush sot, ndërsa jemi mbledhur këtu bashkë me një angazhim për të krijuar një të ardhme më të mirë dhe më të qëndrueshme për futbollin europian dhe komunitetet tona.”

28 Tetor 2024, 21:35 Nga DOSJA
VIDEO / Presidenti Duka mirëpret mbledhjen e UEFA-s në Tiranë!

TIRANE - Federata Shqiptare e Futbollit mirëpriti sot në Tiranë mbledhjen e rëndësishme të UEFA-s për Qëndrueshmërinë Mjedisore dhe Përgjegjësinë Sociale (SES Community), ku morën pjesë përfaqësuesit nga 55 federatat anëtare të UEFA-s.

Në nisje të ditës së parë të mbledhjes, Presidenti i Federatës, Armand Duka, mbajti një fjalë përshëndetëse, ku theksoi se të gjithë jemi të angazhuar për të krijuar një të ardhme më të mirë dhe më të qëndrueshme për futbollin europian dhe komunitetet tona.

Presidenti Duka u shpreh se të gjitha federatat luajnë një rol të rëndësishëm, që futbolli të lërë një ndikim pozitiv në jetën e të gjithëve, nga ulja e ndotjes mjedisore tek barazia sociale, jo vetëm në stadiumet e futbollit, por në jetën e shumë njerëzve dhe komuniteteve në të gjithë Europën.

“Në emër të UEFA-s dhe Federatës Shqiptare të Futbollit, kam kënaqësinë të mirëpres këtu sot përfaqësues nga të 55 federatat anëtare të UEFA-s për këtë takim të veçantë të drejtuesve të qëndrueshmërisë sociale dhe mjedisore.

Jam i nderuar të qëndroj para jush sot, ndërsa jemi mbledhur këtu bashkë me një angazhim për të krijuar një të ardhme më të mirë dhe më të qëndrueshme për futbollin europian dhe komunitetet tona. Vitet e fundit kemi qenë dëshmitarë të sfidave, por edhe të mundësive që nxjerrin në pah rëndësinë e qëndrueshmërisë sociale dhe mjedisore, si brenda dhe jashtë fushës.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll