Sport

Barcelona shpallet ekipi më i mirë për femra!

Laporta siguron se "ky çmim është një dhuratë për 125-vjetorin tonë dhe për tifozët tanë”. Ai gjithashtu vlerësoi punën e Flick sepse “ne po luajmë futboll të mirë. Ne jemi përsëri një klub i dashur në të gjithë botën."

28 Tetor 2024, 21:20 Nga DOSJA
Barcelona shpallet ekipi më i mirë për femra!

PARIS - Çmimi për ekipin më të mirë të femrave e fiton Barcelona Presidenti Laporta dhe futbollistja Alexia Putellas ftohen në skenë për të marrë çmimin.

Presidenti i Barcelonës deklaroi: "Faleminderit për këtë çmim, është një nder. Faleminderit të gjithë ekipit, veçanërisht lojtareve që e bëjnë Barcelonën ekipin më të mirë të femrave në botë. Kjo do të thotë përkushtim, liri dhe barazi. Është një burim krenarie për ne."

Alexia Putellas ftoi të gjitha koleget e saj që janë në gala sepse “është një çmim për të gjithë ekipin”. Laporta siguron se "ky çmim është një dhuratë për 125-vjetorin tonë dhe për tifozët tanë”. Ai gjithashtu vlerësoi punën e Flick sepse “ne po luajmë futboll të mirë. Ne jemi përsëri një klub i dashur në të gjithë botën."

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll