Sport

VIDEO / Ernest Muçi i shënon një gol të pabesueshëm Galatasarayt!

Kishte nisur minuta e tretë shtesë kur sulmuesi i Kombëtares Kuqezi mori një top të saktë nga gjysmëfusha e skuadrës së tij dhe, pasi u vendos në pozicion gjuajtjeje, goditi me të majtën duke e dërguar topin aty ku bashkohet shtylla me traversën.

28 Tetor 2024, 21:15 Nga DOSJA
VIDEO / Ernest Muçi i shënon një gol të pabesueshëm

TURQI - Ernest Muçi realizon një gol të pabesueshëm në takimin derbi të Stambollit mes Galatasarayt dhe Besiktasit.

Kishte nisur minuta e tretë shtesë kur sulmuesi i Kombëtares Kuqezi mori një top të saktë nga gjysmëfusha e skuadrës së tij dhe, pasi u vendos në pozicion gjuajtjeje, goditi me të majtën duke e dërguar topin aty ku bashkohet shtylla me traversën.

Një koordinim i pazakontë nga ish-sulmuesi i Tiranës, që e la të palëvizur portierin e Galatasarayt. Fatkeqësisht, Besiktasi kishte pësuar dy herë më herët me Sanchez dhe Osimhen, kështu që goli i Muçit vlejti në fund vetëm për statistikë. Për Muçin ky ishte goli i dytë në këtë sezon të Superligës së Turqisë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll