Sport

Topi i Artë 2024/ Publikohet renditja e lojtarëve, Granit Xhaka mes yjeve të futbollit, ja ku pozicionohet ai

Lista me 30 lojtarët pretendent është bërë publike prej kohësh ndërsa tani ka nisur publikimi i emrave nga fundi drejt më të mirit të këtij viti. Ndërkohë futbollisti me origjinë shqiptare, Granit Xhaka ka arritur të rrëmbejë vendin e 16.

28 Tetor 2024, 18:45 Nga N.F
Topi i Artë 2024/ Publikohet renditja e lojtarëve, Granit Xhaka mes
Granit Xhaka

PARIS- Në "Theatre Du Chatelet" në Paris do të mbahet ceremonia e dorëzimit të "Topit të Artë 2024". Ndërsa pak nga pak po i afrohemi momentit për të zbuluar fituesin e këtij viti për "Topin e Artë" janë publikuar edhe listat e futbollistëve sipas renditjes pas votimeve të bëra.

Lista me 30 lojtarët pretendent është bërë publike prej kohësh ndërsa tani ka nisur publikimi i emrave nga fundi drejt më të mirit të këtij viti. Ndërkohë futbollisti me origjinë shqiptare, Granit Xhaka ka arritur të rrëmbejë vendin e 16. Pas tij në renditje qëndrojnë yje të ekipeve të mëdha si Federico Valverde,  Emiliano Martinez, Hakan Çalhanoglu e shumë emra të tjerë të cilët i gjeni në listën më poshtë.

Ceremonia starton në orën 20:00, ndërsa Real Madridi ka zgjedhur ta bojkotojë këtë eveniment pasi ka mësuar lajmin se Vinicius Junior nuk do ta fitojë Topin e Artë, ndërsa pritet që çmimi t’i shkojë spanjollit Rodri.


RENDITJA:

16-Granit Xhaka

17-Federico Valverde

18-Emiliano Martinez

19-Martin Odegaard

20-Hakan Çalhanoglu

21-Bukayo Saka

22-Antonio Rudiger

23-Ruben Dias

24-William Saliba

25-Cole Palmer

26-Declan Rice

27-Vitinha

28-Alejandro Grimaldo

29-Mats Hummels, Artem Dovbyk

granit xhaka topi i arte

Sondazh

Poll