De la Fuente: Do të doja që një spanjol ta fitonte “Topin e Artë”: Rodri apo Carvajal…
FRANCE - Trajneri spanjol Luis de la Fuente ka folur nga Parisi, për informacionin se Rodri Hernández mund të jetë f...
Vizita në Grifone, më pas nënshkrimi dhe menjëherë në fushë për t'u stërvitur: në kontratë ka një klauzolë lirimi e lidhur me disa kushte

ITALI - Ka mbërritur edhe njoftimi zyrtar i Mario Balotellit te Genoa. Sulmuesi i shumëkërkuar në skuadrën Alberto Gilardino, iu nënshtrua ekzaminimeve mjekësore rituale dhe më pas vendosi gjithçka bardhezi me Grifonen.
"Jam i emocionuar, sinqerisht nuk dua shumë të flas, dua të filloj, - deklaroi SuperMario. - Nëse kam zjarr nga brenda? Hajdeni ta shihni... Përshëndetje për tifozët, shihemi në stadium. Le të shpresojmë për më të mirën, do të jap gjithçka, - shtoi ai. - Kur do të jem gati? Shpresoj së shpejti."
I shoqëruar nga vëllai i tij, Enock, trajneri i tij personal i atletikës dhe stafi mjekësor i Genovas, në përfundim të testeve fizike, “Balo” u paraqit në qendrën sportive për të firmosur kontratën dhe pasdite iu nënshtrua seancës së parë stërvitore nën urdhrat e Gilardinos. Ai do të veshë numrin e tij klasik 45.
Balotelli e nis aventurën e tij në Genoa
Për SuperMario, i cili rikthehet në Serie A pas aventurës së tij në Brescia në 2019/20 (në Itali eksperienca e tij e fundit ishte te Monza në sezonin 2020/21), ka një kontratë deri në qershor 2025 me vlerë 400 mijë euro bruto, e lidhur me bonuset, në të cilën ka edhe një klauzolë lirimi me disa kushte: Genoa do të jetë në gjendje të ndërpresë kontratën deri më 31 dhjetor, nëse nuk është e kënaqur me performancën e tij.
Balotelli ishte një lojtar i lirë pas përfundimit të marrëdhënies së tij me skuadrën turke Adana Demirspor, e cila përfundoi në qershor me një rekord prej 16 ndeshjesh dhe 7 gola.
Njoftimi zyrtar…
"Mario Balotelli është një lojtar i ri për Genoa. Sulmuesi italian, i lindur në Palermo më 12/09/1990, ka nënshkruar një kontratë me klubin e tij të ri. Në karrierën e tij Balotelli ka fituar nëntë tituj në nivel profesional me skuadrat. Ai ishte pjesë në ekipin kombëtar, ku ishte golashënuesi më i mirë dhe nën-kampion në Kampionatin Evropian 2012, duke mbledhur gjithsej 36 ndeshje dhe 14 gola”.
???? Mario Balotelli è un nuovo giocatore del Genoa
— Genoa CFC (@GenoaCFC) October 28, 2024
Mario Balotelli è un nuovo giocatore del Genoa. L’attaccante italiano, nato a Palermo il 12/09/1990, ha firmato il contratto con il suo nuovo club. In carriera Balotelli ha vinto nove titoli a livello professionistico con le… pic.twitter.com/dkf54qgpUZ
B.T (Dosja.al)
FRANCE - Trajneri spanjol Luis de la Fuente ka folur nga Parisi, për informacionin se Rodri Hernández mund të jetë f...
SPANJE - Pas shkarkimit të Ten Hag si trajner i Manchester United, shumë shikojnë drejt Barcelonës, pra drejt Xavi Hernández, ...
SPANJE - Zhgënjim dhe zemërim monumental i Real Madridit, për atë që ata e konsiderojnë si një padrejtësi me nj&e...
ANGLI - Erik Ten Hag nuk është më trajner i Manchester United. Kjo është konfirmuar mëngjesin e kësaj të hën...
FRANCE - Lajmi se Real Madridi nuk po udhëton drejt Parisit ra si gur në organizimin e Gala-së për dhënien e çmimeve...
FRANCE - Rodrigo Hernández ka të gjitha fletëvotimet për t'u zgjedhur për “Topin e Artë” 2024, pasi ësht...
SPANJE - Real Madrid ka anuluar udhëtimin e të gjithë ekspeditës së tij për në Paris, i cili do të merrte pjesë n&e...
SPANJE - Festa e ‘El Clasico’ vazhdon sot në Paris, destinacioni i një avioni me një delegacion shumë të madh n...
FRANCE - Vinicius Junior dhe Aitana Bonmati do të jenë protagonistët e mbrëmjes së kësaj të hëne në ceremonin&eum...
ITALI - Humbja e rëndë 1-5 ndaj Fiorentinës lë gjurmë te Roma, gati për një kthesë të re në stol.&...