Sport

Shtangen në Paris!... Nuk ka lajm asnjë nga Madridi për Realin e “Topit të Artë”

Gala-ja e France Football priste 50 pjesëmarrës të konfirmuar nga klubi i bardhë madrilen

28 Tetor 2024, 15:59 Nga DOSJA

Shtangen në Paris!... Nuk ka lajm asnjë nga Madridi për Realin e

FRANCE - Lajmi se Real Madridi nuk po udhëton drejt Parisit ra si gur në organizimin e Gala-së për dhënien e çmimeve nga France Football.

Në fakt, kur lajmi u shfaq në Marca, vetëm gjysmë ore më parë, organizatorët u shprehën të habitur, pasi nuk kishin asnjë lajm që bardhezinjtë nuk po udhëtonin. Madje, ata kishin konfirmimin se ishin 50 të ftuar nga klubi i bardhë, mes të cilëve fitues, familjarë, miq dhe përfaqësues të tjerë të klubit.

Në këtë kohë organizatorët nuk ka ende asnjë lajm nga Madridi, edhe pse është evidente se manovra e bardhezinjve prish shumë planet për organizimin e një eventi të përmasave të tilla. 

Dhe jo vetëm për shkak të mungesës së Vinicius, por ka shumë lojtarë të tjerë të bardhë që ishin në garë për çmime të tjera. Vetë Real Madridi u nominua për klubin më të mirë.

Për Galanë, kjo është një goditje e rëndë, pasi Real Madridi, kampion i Europës dhe me një listë të gjatë lojtarësh ndër më të mirët në botë, nuk do të jetë në Paris. Është diçka që ata as e prisnin dhe as e kanë mësuar. 

Deri më tani kishte ndodhur, që Leo Messi apo Cristiano Ronaldo të njoftonin se nuk do të vinin kur e dinin rezultatin e votimit dhe fituesin, por kjo ndodhi edhe shumë më përpara. Kjo frikë, dhe në të njëjtën ditë të Gala-së, është i paprecedentë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll