Sport

E FUNDIT… Vinicius Junior nuk merr pjesë në ceremoninë e “Topit të Artë”!!!

Gjithçka tregon se braziliani nuk është fituesi i trofeut. Dritat e vëmendjes drejtohen te Rodri

28 Tetor 2024, 15:15 Nga DOSJA
E FUNDIT… Vinicius Junior nuk merr pjesë në ceremoninë e

SPANJE - Real Madrid ka anuluar udhëtimin e të gjithë ekspeditës së tij për në Paris, i cili do të merrte pjesë në galën e “Topit të Artë”, përfshirë Vinicius, gjë që lë të kuptohet se braziliani nuk do të jetë fituesi i çmimit prestigjioz. 

Avioni i prenotuar nga Real Madridi, ishte planifikuar të nisej nga aeroporti Adolfo Suarez de Barajas në orën 15:00, por klubi i bardhë, duke marrë parasysh informacionin që mori nga Parisi, ka anuluar ekspeditën në të cilën merrnin pjesë 50 persona.

Një surprizë e madhe që bën të qartë se Real Madridi tashmë ka informacionin se Vini nuk është ai i zgjedhuri si futbollisti më i mirë në botë.

50 anëtarët që po udhëtonin për në Paris kishin qenë në Valdebebas që nga ora 14:00 dhe alarmet filluan të bien kur asnjë shpirt nuk lëvizi nga qyteti sportiv. 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll