Sport

Ten Haag justifikohet: “Penalltia e West Ham ishte e padrejtë, vendimet e arbitrave kanë ndikuar në pozicionin tonë në renditje”...

Pas humbjes nga West Ham, Erik ten Haag fajësoi arbitrin, duke pretenduar se ishte dhënë gabimisht një penallti ndaj Manchester United në 90’+2.

28 Tetor 2024, 11:30 Nga DOSJA

Ten Haag justifikohet: “Penalltia e West Ham ishte e padrejtë,

ANGLI - Manchester United pësoi një humbje 2-1 në West Ham dhe Erik ten Haag donte të shpjegonte arsyen e këtij rezultati, duke pretenduar se penalltia që vendosi fatin e ndeshjes në 90’+2 ishte e gabuar.

Gjithashtu, trajneri holandez pohoi se disa vendime të arbitrazhit kanë ndikuar në rezultatet e Manchester United, i cili aktualisht është në vendin e 14-të në Premier League.

"Ne mendojmë se kanë qenë të padrejtë ndaj nesh tre herë këtë vit. Është e padrejtë penalltia që u dha sot. Unë fola me gjyqtarët, por vendimi ishte marrë. Nuk ka kthim prapa. Na ka ndikuar shumë, gabimet e gjyqtarëve kanë ndikuar shumë në rezultatet dhe pozicionin tonë në renditje,”- tha ai.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll