Sport

Slot me superlativa për Salah: "Klubet e mëdha kanë nevojë për një lojtar të tillë"

"Lojtarët më të mirë janë gjithmonë në dispozicion dhe vendimtarë në ndeshjet më të rëndësishme”.

28 Tetor 2024, 09:30 Nga DOSJA

Slot me superlativa për Salah: "Klubet e mëdha kanë

ANGLI - Liverpool doli nga Emirates Stadium i padëmtuar, pavarësisht se Arsenali kaloi dy herë në epërsi. Në fund, 2-2 që shënoi Salah i zakonshëm në pjesën e dytë, ishte vendimtar:

“Të shkosh pas dy herë kundër një skuadre shumë të fortë si Arsenali dhe më pas të fitosh një pikë është kënaqësi, veçanërisht sepse këtë javë na duhej të luanim si mysafirë. Ne kishim një ditë më pak për t'u rikuperuar dhe përgatitur,”- tha Arne Slot në konferencën për shtyp.

Rëndësia e Salah? "Lojtarët më të mirë janë gjithmonë në dispozicion dhe vendimtarë në ndeshjet më të rëndësishme. Sot ishte kështu, si javën e kaluar kundër Chelseat, kur Salah shënoi një gol dhe një asist. Kjo është ajo që ju duhet, nëse jeni një klub i madh: Lojtarët cilësorë, të cilët ju lejojnë të merrni rezultate, Mo e bën diferencën, por ne duhet t'i japim meritat edhe Darvin Nunez dhe Trent Alexander-Arnold për golin 2-2”.

Lufta për titullin? "E vetmja gjë për të cilën mendoj është të marr një rezultat në një ndeshje të vështirë si kjo jashtë fushe. Mënyra se si e bëmë ishte e jashtëzakonshme, të shohim nëse do të mund të konkurrojmë me një ekip si ndaj Arsenalit, kaq të fortë në shtëpi, është vërtet fantastike. Nuk mund të them saktësisht se çfarë do të sjellë ky kalendar”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll