Sport

Arteta i pikëlluar, por krenar: “Performancë e shkëlqyer, turp për golat e pësuar”...

“Kemi pesë dëmtime në mbrojtje dhe është një situatë me të cilën duhet të përballemi. Jam shumë i zhgënjyer që nuk e fitova ndeshjen”

28 Tetor 2024, 09:00 Nga DOSJA

Arteta i pikëlluar, por krenar: “Performancë e shkëlqyer,

ANGLI - Mikel Arteta komentoi barazimin e Arsenalit në ndeshjen e madhe kundër Liverpoolit:

"Jam shumë krenar për skuadrën, sidomos duke pasur parasysh situatën që po kalojmë për momentin. Ishim shumë mirë, rezultati duhej të ishte ndryshe. Fatkeqësisht, pësuam dy gola.

Kemi pesë dëmtime në mbrojtje dhe është një situatë me të cilën duhet të përballemi. Jam shumë i zhgënjyer që nuk e fitova ndeshjen: skuadra luajti shumë mirë, ne ishim dominues dhe shumë të vendosur, agresivë, duke krijuar shanse të mëdha.”

Arsenali mbetet në vendin e tretë në tabelë, së bashku me Aston Villa, me pesë pikë nga liderët e rinj të Premierligës, Manchester City i Pep Guardiolës.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll