Sport

Luftë në Sao Paulo… Pritë vdekjeprurëse e ultrasve të futbollit: një tifoz 30-vjeçar digjet për vdekje, ka dhe 13 të plagosur…

Një autobus që transportonte tifozët e Cruzeiro u dogj nga ultrasit e Palmeirasit…

28 Tetor 2024, 08:30 Nga DOSJA

Luftë në Sao Paulo… Pritë vdekjeprurëse e ultrasve

BRAZIL - Një tifoz 30-vjeçar i Cruzeiros vdiq dhe të paktën 13 të tjerë u plagosën në një betejë të ashpër midis rreth 150 tifozëve të Cruzeiro dhe Palmeiras, të cilët u takuan në një rrugë në rajonin e Sao Paulo (pranë një tuneli autostrade në Mairipora).

Sipas shtypit brazilian, i cili citon autoritetet policore, një autobusi që transportonte tifozët e Cruzeiros është djegur, brenda të cilit ka humbur jetën dhe tifozi 30-vjeçar. Mes të plagosurve janë dy, të cilët janë goditur me plumba.

Agjencia EFE raporton se tifozët e Cruzeiro "pësuan një pritë nga tifozët ultra të Palmeiras". Burime nga Policia Federale e Autostradave raportojnë se sulmuesit, të dyshuar si anëtarë të bandës Mancha Verde, "ikën nga vendi i ngjarjes përpara mbërritjes së agjentëve" dhe deri më tani askush nuk është arrestuar.

Policia gjeti “eksplozivë të bërë vetë” dhe pajisje për të shpuar gomat e automjeteve, të njohura edhe si “miguelitos”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll