Sport

Formula 1/ Carlos Sainz "e mban fjalën", fiton Grand Prix të Meksikës! Norris mund Leclerc, Mercedes para Verstappen

Spanjoli që do të largohet nga Maranello, mbylli një fundjavë yjore në një mënyrë triumfuese për të, të cilën e dëshironte shumë para lamtumirës...

28 Tetor 2024, 08:00 Nga DOSJA

Formula 1/ Carlos Sainz "e mban fjalën", fiton Grand Prix të

MEKSIKE - Carlos Sainz i qëndron planit të tij  për të fituar (të paktën) një Grand Prix përpara se të largohet nga Ferrari… Ai e arriti këtë, duke fituar Çmimin e Madh të Meksikës nga pole position, teksa e udhëhoqi garën i patrazuar, pas një parakalimi të jashtëzakonshëm të Max Verstappen në fazat e hershme.  

Dueli final për vendin e dytë mes Charles Leclerc dhe Lando Norris: Monegasku rrëshqet (dhe rrezikon shumë) në shtatë xhiro nga fundi, duke i hapur dritën jeshile pilotit anglez të McLaren për vendin e dytë. Leclerc rikthehet te skuderia dhe “vendos” xhiron më të shpejtë të garës.

Jashtë podiumit janë dy makinat Mercedes të Lewis Hamilton dhe George Russell, dhe pas tyre renditet Max Verstappen, i ndëshkuar me një penallti të dyfishtë (njëzet sekonda në total, plus dy pikë licence).

Kjo për shkak se holandezi e kishte detyruar dy herë rivalin e tij, Norris, të dilte nga pista në garën për titull në fillim të GP. Lando fiton dhjetë pikë ndaj rivalit të tij: Midis të dyve tani diferenca është 47 pikë, kur kanë mbetur edhe katër GP për të shkuar deri në "perden" në Abu Dhabi.

Ja dhe renditja pas garës në Grand Prix të Meksikës:

Formula 1/ Carlos Sainz "e mban fjalën", fiton Grand Prix të

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll