Sport

VIDEO/ Inter-Juventus mbyllet me 8 gola, pas një ndeshje të çmendur në Serie A...

Në një derbi italian plot kthesa, Inter dhe Juventus u ndanë në një barazim spektakolar (4-4) këtë të diel, në ditën e 9-të të Serie A.

27 Tetor 2024, 21:26 Nga DOSJA
VIDEO/ Inter-Juventus mbyllet me 8 gola, pas një ndeshje të

ITALI - Me tetë gola dhe një skenar krejtësisht të çmendur plot kthesa, derbi italian mes Interit dhe Juves i mbajti të gjitha premtimet këtë të dielë (4-4).

Të rinjtë e Simone Inzaghit hapën rezultatin falë një penalltie të kthyer në gol nga Piotr Zielinski (15’), të marrë pas një faulli nga Danilo ndaj Marcus Thuram në zonë.

Por Juventusi u përgjigj shpejt me golat e Dusan Vlahovic (20’) dhe Timothy Weah (26’), duke përmbysur rezultatin brenda pak minutash.

Interi ka reaguar pothuajse menjëherë. Henrikh Mkhitaryan, duke marrë një pasim nga Thuram, bëri një gjuajtje të ulët nga e majta për të mposhtur Michele Di Greggorio (35’). Dhe dy minuta më vonë, një faull i Pierre Kalulu në zonë i dha Interit një penallti të dytë, të cilën Zielinski e ktheu gjakftohtësisht në gol.

Pas kthimit nga dhomat e zhveshjes, teksa zikaltërit kishin rifituar epërsinë pas një goditjeje të dobët nga këndi i mbrojtjes torineze, duke përfituar Denzel Dumfries (53’), Kenan Yildiz e ktheu sërish përmbys skenarin e ndeshjes.

Duke hyrë në fushë në minutën e 62-të të lojës në vend të golashënuesit Timothy Weah, sulmuesi turk shënoi dy herë (71’ dhe 82’). Lëvizje fituese për Thiago Motta-n, i cili do të jetë i kënaqur me pikën e barazimit dhe vendin e tretë në renditje, pas... Interit.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll