Sport

Njihuni me formacionin dhe trajnerin më të mirë, për javën e 10-të të Superiores...

Spikasin futbollistët dhe trajneri i skuadrës ballshiote të Bylisit, të cilët arritën fitoren e thellë 4-0 ndaj Teutës

27 Tetor 2024, 18:30 Nga DOSJA

Njihuni me formacionin dhe trajnerin më të mirë, për

TIRANE - Trajnerët e ekipeve të moshave kuqezi kanë përzgjedhur si zakonisht edhe formacionin më të mirë të Abissnet Superiores, këtë herë atë të javës së 10-të, që prodhoi vetëm një fitore dhe katër barazime.

Marco Alia i Skënderbeut spikati këtë javë dhe është zgjedhur si portieri më i mirë, ndërkohë që në mbrojtje nga krahët janë vlerësuar Erdenis Gurishta i Vllaznisë dhe Lorran i Dinamo City. Katërshja më e mirë e prapavijës plotësohet nga Milos Stojanovic (Vllaznia) dhe Bruno Telushi (AF Elbasani).

Bylisi ka dy lojtarë në mesfushë, Flamur Ruçin dhe Malomo Ayodeji. Në këtë repart është përzgjedhur edhe Regi Lushkja i Egnatias. Në majë të sulmit është votuar Cristian Mba (Partizani), ndërsa në krahë Ermir Rashica (Skënderbeu) dhe Erich Berko (Bylis).

Për javën e 10-të si trajneri më i mirë është cilësuar Nevil Dede i Bylisit, pas fitores 4-0 ndaj Teutës në Ballsh.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll