Sport

Cristiano Ronaldo u bën thirrje tifozëve për të idetifikuar një fans të tij 80-vjeçar…

Cristiano Ronaldo u kërkoi ndihmë ndjekësve të tij për të gjurmuar një tifoz 80-vjeçar, i cili nuk mundi t'i përmbante emocionet e tij, kur e pa atë personalisht për herë të parë

27 Tetor 2024, 18:00 Nga DOSJA

Cristiano Ronaldo u bën thirrje tifozëve për të idetifikuar

ARABIA SAUDITE - Pasioni për futbollin nuk njeh moshë dhe pak ditë më parë një tifoz 80-vjeçar dhe fans i madh i Cristiano Ronaldo-s u bë viral.

Ky zotëri i veçantë u pa... duke u përlotur në stadiumin e Al Nassr, pasi me fanelën e CR7 veshur, mundi të shihte futbollistin e tij të preferuar, duke luajtur futboll për herë të parë në jetën e tij.

Dhe, nëse gjithçka shkon mirë, ai ndoshta do të ketë një shans për ta parë yllin portugez edhe më afër.

Cristiano në një postim në rrjetet sociale u ka kërkuar ndjekësve ta ndihmonin për të gjetur fansin e tij 80-vjeçar, që me sa duket don ta takojë ose ta falënderonte në një farë mënyre për këtë moment të bukur dhe prekës.

“Po e kërkoj! Çdo informacion do të vlerësohej”,- ka shkruar Cristiano Ronaldo, i cili është në pritje për të parë nëse do ta gjejë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll