Art&Argëtim

Një jetë mes Shqipërisë dhe Francës, Ismail Kadare feston 83-vjetorin

28 Janar 2019, 11:36 Nga DOSJA
Një jetë mes Shqipërisë dhe Francës, Ismail Kadare

Shkrimtari më i njohur shqiptar sot në botë, Ismail Kadare festoon ditën e sotme, 83-vjetorin e lindjes. Kadare ka lindur më 28 janar 1936 në lagjen Palorto të Gjirokastrës, e ndan jetën e tij mes Shqipërisë dhe Francës, ku ka shkuar që në vitin 1990.

Me rastin e ditëlindjes së tij, nuk kanë munguar reagimet as nga politika shqiptare. Kryeministri Edi Rama, shkruan sot në rrjetet sociale se Kadare është maja e penës së letërsisë shqipe.

Kadare mbetet maja e penës së letërsisë shqipe dhe veprat e tij janë përkthyer në 45 gjuhë të ndryshme duke e bërë atë përfaqësuesin kryesore të letërsisë shqipe në botë”.-shkruan Rama.

Urim për Kadarenë ka dhënë edhe kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, që shkruan se Kadare universalizoi historinë shqiptare me fuqinë e fjalës.

Shkruan Haradinaj: “Përmes veprës kulmore letrare, Ismail Kadare e universalizoi historinë shqiptare. Falë fuqisë së fjalës, shkrimtari ynë e bëri të njohur thelbin e të vërtetës dhe të drejtës së Kosovës. Ne shqiptarët jemi popull me fat që e kemi shkrimtarin e përmasave botërore, vlerë tonën identitare. Urime ditëlindja, të paçim dhe gjatë Ismail Kadare”.

Kadare lindi në Gjirokastër ku mbaroi edhe shkollën e mesme, më pas vazhdoi studimet e larta për Gjuhë Letërsi në Tiranë. Pas përfundimit të Universitetit, ai u zhvendos në Moskë, ku studio në Institutin e Letërsisë Botërore “Maksim Gorki”. Rikthehet në Shqipëri pas prishjes së marrëdhënieve të vendit me Bashkimin Sovjetik, për t’u larguar vite më vonë, në 1990 në Paris.

Kadare është anëtar i Akademisë së Shkencave në Tiranë, Francë dhe Rumani. Është dekoruar me Urdhërin “Nderi Kombit” dhe “Kryqi i Legjionit të nderit”. Është vlerësuar me disa çmime, siç është “Prix Mondial Cino Del Duca”; “Man Booker International Prize”,  “Prince of Asturias”. Ndërsa, ka qenë edhe disa herë pretendent për çmimin Nobel.  Kadare erdhi tek lexuesi gjatë vitit 2018, me librin “Kur sunduesit grindet”.

Vendimi i gjykatës së Apelit për të pranuar kërkesën e Alibeajt është:

View Results

kulture kulture gjeniu i letrave shqipe ismail kadare gjeniu i letrave shqipe ismail kadare

Sondazh

Poll