Aktualitet

"Në Shqipëri janë shtuar shtëpitë e barit”, Artan Hoxha: Sipërfaqja me kanabis ka qenë e madhe, ka ndikuar rritja e çmimit!

Ai më tej shtoi se u ka pasur një sipërfaqe të konsiderueshme me lëndë narkotike, pasi sipas tij kultivuesit kanë dashur “të kapin sezonin turistik”. Sipas tij në këtë rritje të kultivimit ndikon edhe rritja e vetë çmimit të lëndës narkotike. Gjithashtu Hoxha zbuloi se në Shqipëri ka një rritje në masë edhe të “shtëpive të barit”.

20 Korrik 2024, 18:37 Nga N.F
"Në Shqipëri janë shtuar shtëpitë e barit”,
Artan Hoxha

TIRANË- Gazetari Artan Hoxha së fundmi ka komentuar edhe situatën me kultivimin e lëndëve narkotike në Shqipëri. Hoxha i ftuar në studion e emisionit “Kjo Javë” në News24 u shpreh se gjatë këtij viti ka pasur një përpjekje të madhe për goditjen e kanabisit nga veriu në jug të vendit.

Ai më tej shtoi se u ka pasur një sipërfaqe të konsiderueshme me lëndë narkotike, pasi sipas tij kultivuesit kanë dashur “të kapin sezonin turistik”. Sipas tij në këtë rritje të kultivimit ndikon edhe rritja e vetë çmimit të lëndës narkotike. Gjithashtu Hoxha zbuloi se në Shqipëri ka një rritje në masë edhe të “shtëpive të barit”.

“Këtë vit ka një përpjekje të madhe për goditjen e kanabisit nga veriu në jug. Monitorimi me helikopterë po kryhet. Besoj se do qëndrojë deri në nëntor. Helikopteri ka më shumë aftësi zbulimi sepse fluturon më ngadalë.

Tashmë pikat e nxehta të kultivimit të kanabisit dihen. Sipërfaqja e zbuluar ka qenë shumë e madhe. Kjo ndikon edhe nga rritja e çmimit të kanabisit në treg. Kultivuesit kanë dashur të kapin sezonin turistik për shitjen. Lënda do të shitet ose te turistët ose jashtë vendit. Shtëpitë e barit janë rritur në masë brenda Shqipërisë po ashtu”, tha Hoxha.

artan hoxha droga shqiperi

Sondazh

Poll