Aktualitet

EMRI/ 23-vjeçari shqiptar vret me thikë të riun në Britani

23-vjeçari shqiptar, u mbajt në paraburgim pas seancës së shkurtër në Gjykatën e Uxbridge të enjten dhe më pas do paraqitet në Old Bailey më 22 korrik.

20 Korrik 2024, 12:04 Nga r.ll
EMRI/ 23-vjeçari shqiptar vret me thikë të riun në Britani
vendgjarja

BRITANI- Një 23-vjeçar shqiptar në Britaninë e Madhe është akuzuar si autori i vrasjes së një 19-vjeçari në zonën e Finsbury Park. Ahmed Habib u gjet i vdekur nga goditja me thikë në kryqëzimin e Stroud Green Road dhe Tollington Park, në orët e para të 11 korrikut.

Ndërkohë arrestimi i autorit të dyshuar të vrasjes, shqiptarit Kevin Peraj, u bë më 17 korrik. 23-vjeçari shqiptar, u mbajt në paraburgim pas seancës së shkurtër në Gjykatën e Uxbridge të enjten dhe më pas do paraqitet në Old Bailey më 22 korrik.

Sipas mediave britanike, viktima u gjet në një makinë së bashku me një person tjetër, i cili po ashtu ishte i plagosur, por jashtë rrezikut për jetën. Arsyet e ngjarjes së rëndë ende nuk dihen.

kevin peraj ahmed habib vrasje ne britani

Sondazh

Poll

Aktualitet 20 Korrik 2024, 07:58 r.ll

Goditja fatale për të ardhmen e vendit

foto ilustruese TIRANË- Është pikërisht largimi dhe refuzimi masiv i shqiptarëve për qeverisjen dhe perspektivën që...