Aktualitet

I dënuar me 8 vite burg në Itali për trafik droge, 58-vjeçari arrestohet në Vlorë, pritet ekstradimi (EMRI)

Autoritetet gjyqësore italiane e kanë dënuar Mersinin, me 8 vjet burgim (nga të cilat i kanë mbetur për të kryer 7 vjet e 6 muaj), për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”.

20 Korrik 2024, 11:34 Nga r.ll
I dënuar me 8 vite burg në Itali për trafik droge,
arrestimi

VLORË- Një 58-vjeçar i dënuar me 8 vite burg në Itali për trafik droge është arrestuar në Vlorë me qëllim ekstrdimin drejt vendit fqinj. Nikolla Mersini u vu në pranga në lagjen “10 Korriku”, pas finalizimit të operacionit "Pursuit". 

Autoritetet gjyqësore italiane e kanë dënuar Mersinin, me 8 vjet burgim (nga të cilat i kanë mbetur për të kryer 7 vjet e 6 muaj), për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”.

NJOFTIMI I POLICISË:

Finalizohet nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, operacioni policor i koduar “Pursuit”, për kapjen e një shtetasi të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

I dënuar nga Italia, me 8 vjet burgim, për trafikim të lëndëve narkotike, kapet në Vlorë dhe arrestohet me qëllim ekstradimin, 58-vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në vijim të operacioneve për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, të cilat zhvillohen në kuadër të megaoperacionit “Sundimi i ligjit”, si dhe si rezultat i shkëmbimit të vazhdueshëm të informacioneve ndërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Romës, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Pursuit”.

Gjatë operacionit, u kap në lagjen “10 Korriku” dhe u arrestua provizorisht, për t’u ekstraduar në Itali, shtetasi i shpallur në kërkim ndërkombëtar:

Nikola Mersini, 58 vjeç, lindur në Lushnjë dhe banues në Vlorë.

Autoritetet gjyqësore italiane e kanë dënuar këtë shtetas, me 8 vjet burgim (nga të cilat i kanë mbetur për të kryer 7 vjet e 6 muaj), për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”.

Interpol Tirana dhe Interpol Roma po bashkëpunojnë për të kryer ekstradimin e këtij shtetasi.

nikolla mersini policia e vlores

Sondazh

Poll

Aktualitet 20 Korrik 2024, 07:58 r.ll

Goditja fatale për të ardhmen e vendit

foto ilustruese TIRANË- Është pikërisht largimi dhe refuzimi masiv i shqiptarëve për qeverisjen dhe perspektivën që...