Aktualitet

Kreu manovra të rrezikshme me Jet Ski në plazhin e Velipojës, gjobitet drejtuesi, bllokohet mjeti lundrues

Për pasojë i riu u gjobit rëndë si dhe u bllokua edhe mjeti lundrues.

20 Korrik 2024, 11:12 Nga S.B
Kreu manovra të rrezikshme me Jet Ski në plazhin e Velipojës,
foto ilustruese

VELIPOJË- Gjobitet me 100 mijë lekë të reja drejtuesi i një Jet Ski në Velipojë. Mësohet se B.B, kreu manovra të rrezikshme duke vënë në rrezik jetën e pushuesëve.

Për pasojë i riu u gjobit rëndë si dhe u bllokua edhe mjeti lundrues.

Njoftimi i Policisë:

Shërbimet e Policisë Kufitare Shkodër dhe të Njësisë Policore Detare, në bashkëpunim me Stacionin e Policisë Velipojë, gjatë patrullimeve në vijën bregdetare, nisur nga njoftimet e patrullave policore që patrullojnë në tokë përgjatë vijës bregdetare, për një mjet lundrues Jet Ski i cili kryente manovra të rrezikshme në plazhin e Velipojës, kanë ndërhyrë menjëherë për të bërë bllokimin e tij. Drejtuesi i mjetit lundrues, pasi konstatoi shërbimet e Policisë Kufitare, mbylli mjetin lundrues dhe u largua.

Pas verifikimeve të kryera, bazuar edhe në filmimet e publikuara në rrjetin social JOQ, Shërbimet e Policisë Kufitare kanë identifikuar dhe ndëshkuar drejtuesin e mjetit lundrues, shtetasin B. B., me masë administrative 100,000 lekë të rinj, si dhe kanë bllokuar mjetin lundrues Jet Ski.

Policia Kufitare apelon për të gjithë përdoruesit e mjeteve lundruese që të respektojnë me rigorozitet perimetrin e sigurisë ujore për plazhistët, të zbatojnë rregullat për përdorimin e mjeteve lundruese dhe të respektojnë zonat e përcaktuara për lundrim me këto mjete.

velipoje jet ski

Sondazh

Poll

Aktualitet 20 Korrik 2024, 07:58 r.ll

Goditja fatale për të ardhmen e vendit

foto ilustruese TIRANË- Është pikërisht largimi dhe refuzimi masiv i shqiptarëve për qeverisjen dhe perspektivën që...