Aktualitet

Vetëvritet Olsi Ibro pas skandalit me mikrokreditë, policia jep detaje: U hodh nga një pallat në ndërtim e sipër

Si pasojë ka ndërruar jetë menjëherë në vendngjarje. Policia po punon për zbardhjen e ngjarjes. 

20 Korrik 2024, 10:17 Nga r.ll
Vetëvritet Olsi Ibro pas skandalit me mikrokreditë,  policia jep
olsi ibro

TIRANË- Policia e Tiranës ka reaguar me një njoftim zyrtar lidhur me vetëvrasjen e Olsi Ibros, i cili ishte në kërkim për skandalin e bujshëm me mikrokreditë. 

Sipas informacioneve, ngjarja ka ndodhur sot në rrugën "Ramazan Shijaku", ku Ibro është vetëhedhur nga lartësia e një pallati në ndërtim e sipër. Si pasojë ka ndërruar jetë menjëherë në vendngjarje. Policia po punon për zbardhjen e ngjarjes. 

NJOFTIMI I POLICISË:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 20.07.2024, në rrugën "Ramazan Shijaku", dyshohet se është vetëhedhur nga lartësia e një pallati në ndërtim e sipër, shtetasi O. I., 45 vjeç, i cili si pasojë e dëmtimeve të marra, ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Deri para pak kohësh ai kontrollonte bashkë me bashkëshorten e tij, Elda Ibro, institucionin e mikrokredive, "Micro Credit Albania". Ndërkohë një ditë më parë Prokuroria e Tiranës, ka vënë nën sekuestro preventive shoqërinë "Micro Credit Albania" si dhe "Final". Të dyja këto shoqëri akuzohen për "Mashtrim me pasoja të rënda dhe kryer më shumë se një herë dhe në bashkëpunim" si dhe "Pastrimi i produkteve të veprës penale apo veprimtarisë Kriminale” të  kryer në bashkëpunim.

Sipas Prokurorisë së Tiranës shoqëritë "Micro Credit Albania" dhe "Final" kanë ngritur skemë mashtrimi për të zhvatur qytetarët nëpërmjet mikrokredive. Prokuroria thotë se MCA, Final dhe ADCA kanë përndjekur e u kanë ushtruar presion psikologjik kredimarrësve dhe familjarëve të tyre me qëllim për t'i frikësuar. Po ashtu Prokuroria thekson këtu shoqëri kanë shitur pasuritë e paluajtshme të debitorëve apo shtetasve të tjerë në ankande fiktive me vlera shumëfish më të ulëta se sa vlera reale e këtyre pronave.

vetevritet olsi ibro skandali me mikrokredite policia e tiranes

Sondazh

Poll

Aktualitet 20 Korrik 2024, 07:58 r.ll

Goditja fatale për të ardhmen e vendit

foto ilustruese TIRANË- Është pikërisht largimi dhe refuzimi masiv i shqiptarëve për qeverisjen dhe perspektivën që...