Aktualitet

Skandali me mikrokreditë/ Kryen vetëvrasje njëri prej të akuzuarve, Olsi Ibro hidhet nga pallati

Sipas informacioneve, Ibro i ka dhënë fund jetës duke u hedhur nga një pallat në Tiranë.

20 Korrik 2024, 09:59 Nga r.ll
Skandali me mikrokreditë/ Kryen vetëvrasje njëri prej të
olsi ibro

TIRANË- Pas skandalit me mikrokreditë, raportohet se ka kryer vetëvrasje, Olsi Ibro. Ai ishte në kërkim, si i akuzuar për skandalin për mashtrimet me mikrokreditë. Sipas informacioneve, Ibro i ka dhënë fund jetës duke u hedhur nga një pallat në Tiranë. Deri para pak kohësh ai kontrollonte bashkë me bashkëshorten e tij, Elda Ibro, institucionin e mikrokredive, "Micro Credit Albania".  

Ndërkohë një ditë më parë Prokuroria e Tiranës, ka vënë nën sekuestro preventive shoqërinë "Micro Credit Albania" si dhe "Final". Të dyja këto shoqëri akuzohen për "Mashtrim me pasoja të rënda dhe kryer më shumë se një herë dhe në bashkëpunim" si dhe "Pastrimi i produkteve të veprës penale apo veprimtarisë Kriminale” të  kryer në bashkëpunim.

Sipas Prokurorisë së Tiranës shoqëritë "Micro Credit Albania" dhe "Final" kanë ngritur skemë mashtrimi për të zhvatur qytetarët nëpërmjet mikrokredive. Prokuroria thotë se MCA, Final dhe ADCA kanë përndjekur e u kanë ushtruar presion psikologjik kredimarrësve dhe familjarëve të tyre me qëllim për t'i frikësuar. Po ashtu Prokuroria thekson këtu shoqëri kanë shitur pasuritë e paluajtshme të debitorëve apo shtetasve të tjerë në ankande fiktive me vlera shumëfish më të ulëta se sa vlera reale e këtyre pronave.

olsi ibro skandali me mikrokredite

Sondazh

Poll

Aktualitet 20 Korrik 2024, 07:58 r.ll

Goditja fatale për të ardhmen e vendit

foto ilustruese TIRANË- Është pikërisht largimi dhe refuzimi masiv i shqiptarëve për qeverisjen dhe perspektivën që...